Kuvendi thirrje presidentit të reflektojë, Rama: Do flas sot në orën 12:00

Parlamenti zhvillon sot mocionin me debat për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. Kjo do të jetë pika e vetme e rendit të ditës në punimet e seancës së sotme plenare.

Parlamenti zhvillon sot mocionin me debat për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. Kjo do të jetë pika e vetme e rendit të ditës në punimet e seancës së sotme plenare.

Në draftrezolutën e miratuar dy ditë më parë në Konferencën e Kryetarëve thuhet se Akti i Presidentit për shfuqizimin e datës së zgjedhjeve është i kundraligjshëm dhe ka për qëllim ndërhyrjen në një proces zgjedhor të shpallur dhe të sipas kritereve, kushteve dhe afateve të parashikuara në Kodin Zgjedhor.

Ndërhyrjen e Presidentit të Republikës në këtë fazë të procesit zgjedhor mazhoranca e sheh si një mjet që ka cenuar rëndë barazinë e konkurrimit politik duke shkelur kështu paanësinë politike që Kushtetuta i ka veshur Presidentit të Republikës. Kuvendi i bën thirrje Presidentit të reflektojë për ta kthyer institucionin e Presidentit në kufijtë e kompetencave të njohura nga Kushtetuta dhe të mos ndërmarrë asnjë veprim tjetër në shkelje flagrante të Kushtetutës.

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar pak më parë me anë të një njoftimi në Twitter se sot në Kuvend do të flasë mbi vendimin e presidentit për zgjedhjet, ndërkohë që do zhvillohet dhe mocioni me debat për këtë të fundit.

Rama shton se do të flasë në orë 12:00.

“Sot në 12.00 në Kuvendin e Shqipërisë, fjala ime në debatin e Rezolutës MBI AKTIN E PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS PËR SHFUQIZIMIN E DEKRETIT Nr. 10928, DATË 05.11.2018 “PËR CAKTIMIN E DATËS SË ZGJEDHJEVE PËR ORGANET E QEVERISJES VENDORE”. Live në ERTV natyrisht😉”- shkruan Rama.