Turqi, në muajin prill u themeluan rreth 6.700 kompani të reja

Në periudhën janar-prill të këtij viti, në vend u themeluan 28.722 kompani të reja, ndërkohë që 3.918 kompani u mbyllën

Unioni Turk i Odave dhe Shkëmbimeve të Mallrave (TOBB) i Turqisë ka bërë të ditur se në këtë vend në muajin prill janë themeluar 6.693 kompani të reja, transmeton Anadolu Agency (AA).

TOBB tha se numri i kompanive të reja të themeluara muajin e kaluar ka shënuar një rënie vjetore prej 20,85 për qind.

Shifrat zyrtare po ashtu zbuluan se në muajin prill u themeluan 1.098 kompani me partnerë të huaj.

“592 nga këto kompani kanë pasur partnerë turq, 73 kanë partnerë iranianë dhe 72 kanë partnerë sirianë”, tha TOBB.

Sindikata e lartë e vendit më tej vuri në dukje se 726 kompani u mbyllën gjatë muajit prill, duke shënuar një rritje vjetore prej 25,61 për qind.

Në periudhën janar-prill të këtij viti, në vend u themeluan 28.722 kompani të reja, ndërkohë që 3.918 kompani u mbyllën.

Vitin e kaluar u themeluan mbi 85 mijë kompani të reja, me një rritje vjetore prej 17 për qind në krahasim me vitin 2017, përderisa rreth 12.500 kompani dolën jashtë biznesit.