Facebook dhe instagram mbyll llogaritë për ata që nxisin dhunë dhe urrejtje!

Facebook dhe Instagram kanë vendosur që të mbyllin llogaritë sociale të disa personave të cilët promovojnë dhunën dhe gjuhën e urrejtjes.

Facebook dhe Instagram kanë vendosur që të mbyllin llogaritë sociale të disa personave të cilët promovojnë dhunën dhe gjuhën e urrejtjes.

Rrjetet sociale kanë akuzuar Alex Jones, mirëmbajtësin e faqes së internetit të komplotit të krahut të djathtë “InfoWars”, redaktorin anglez Paul Josepgh Watson dhe ish- redaktorin e lajmeve Milo Yinapopulos për gjuhë të urrejtjes.

Edhe Louis Garrakhan, lideri e Shtetit Islam, i cili ka shprehur pikëpamje anti-semite do të përjashtohet. Facebook tashmë ka ndaluar edhe grupe anti-islamike të Britanisë së Madhe, mes tyre edhe grupin e quajtur ‘First Britania’, shkruan Top Channel.

Në mesin e këtij grupi që u ndalohet Facebook-u përshihen edhe Paul Nehlen, një supremacist i bardhë dhe Laura Loomer, një aktiviste anti-islamike tepër aktive në rrjetet sociale. Ky veprim i Facebook vjen pasi së fundmi ai është kritikuar lidhur me aksesin që i ka dhënë gjithkujt për të keqinformuar dhe për të ndikuar akte ekstreme. Disa nga aktet që nuk do të lejohen në rrjetet sociale janë: Dhuna, Individë apo organizata kriminale, promovimi ose publikimi i krimeve, rregulla fetare, akte vetëvrasjeje, abuzime seksuale me fëmijët, bulizëm, nxitje të hakmarrjes, përdorim i imazheve private, gjuhë urrejtjeje, lajme false…etj.