Edi Rama: Negociatat hapen në shtator

Kryeministri Rama tregoi sot çfarë kishte ndodhur në Samitin e Berlinit. Ai shfrytëzoi për këtë takimin me deputetët ndërsa me herët ne një postim në rrjetet sociale kishte sqaruar edhe bisedat, të cilat janë përmendur edhe nga kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj.

Kryeministri Rama tregoi sot çfarë kishte ndodhur në Samitin e Berlinit. Ai shfrytëzoi për këtë takimin me deputetët ndërsa me herët ne një postim në rrjetet sociale kishte sqaruar edhe bisedat, të cilat janë përmendur edhe nga kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj.

Komentet dhe qëndrimet politike të opozitës në Tiranë për samitin e Berlinit kryeministri Edi Rama i quajti një keq informim i thellë për qëllime të pastra politike.

Nuk kisha parë kurrë në pare thotë kryeministri Edi Rama, disinformim, keqinformim dhe keqpërdorim më të madh politik e mediatik të një ngjarjeje politike ndërkombëtare ku kam qenë pjesëmarrës sesa tërësia e marrëzive e ligësive që e shoqëruan dhe e pasuan në pasqyrat e mediave shqiptare në Tiranë dhe në Prishtinë këtë samit.

“Samiti s’ishte asnjë lidhje me negociatat për anëtarësim të Shqipërisë apo Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian. Nuk ishte as një Samit për çështjen e integrimit europian në Ballkanin Perëndimor. Deklarata e Samitit, e cila sipas praktikës na u dha si draft nga mikpritësit gjermanë e francezë për të dhënë opinionet tona paraprakisht nuk kishte asnjë fjalë për temën e zgjerimit të BE-së sepse tema e Samitit ishte bashkëunimi rajonal dhe nëj piëk e vecantë dialogu Kosovë-Serbi”, tha Rama, raporton Top Channel.

Unë theksoi kryeministri nuk shkova në takim për tu njohur me vendimin e gjermanisë në zyrën e kancelarë, sepse dihet botërisht që vendimmarrja e gjernanisë kalon përmes Bundestagut gjerman.

“Jo vetëm që nuk bëhet fjalë të na kenë thënë se Shqipëria e ka derën e mbyllur, pr na kanë siguruar për disponimin e tyre shumë pozitiv në njohjen e meritës së Shqipërisë përmes zyrtarizimit të çeljes së negociatave. I vetmi problem i miqve gjermanë është se koha fizike për procedurën e diskutimit të Bundestagut, nga data e daljes së rekomnadimit të komisionit në fund të majit në ditën e vendimmarrjes në Këshillin Europian në 21 Qerhsor ëhstë tejet e shkurtër”, u shpreh Rama.