Kreu i YTB-së, Abdullah Eren: Do të bëjmë çmos për mirëqenien e turqve të Qipros

Presidenti i Departamentit për Turqit Jashtë Shtetit dhe Komunitetet e Afrishme (YTB), Abdullah Eren, deklaroi të martën se do të përpiqen të bëjnë më të mirën e mundshme për mirëqenien e turqve të Qipros dhe për të konsoliduar marrëdhëniet me Turqinë.

Falë një bashkëpunimi me Autoritetin e Fondacioneve të Qipros, në 8 rajonet e Republikës Turke të Qipros së Veriut (RTQV) u organizua Festivali i Mirësisë.

Në kuadër të këtij evenimenti, kreu i YTB-së realizoi kontakte të ndryshme në RTQV.

Abdullah Eren pati takime me Presidenti turkoqipriot, Mustafa Akinci, Kryeministrin Tufan Erhurman dhe zëvendëskryeministrin Kudret Ozersay, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme. Gjatë këtyre takimeve u vlerësuan shanset e bashkëpunimit dhe u shkëmbyen mendimet në lidhje me projektet e përbashkëta.

Po ashtu Eren mori pjesë në ceremoninë me temë “Mirësia”, organizuar në Javën e Fondacioneve me rastin e 448-vjetorit të themelimit të Autoritetit të Fondacioneve të RTQV-së dhe 63-vjetorit të rikthimit të kontrollit turkoqipriot mbi Autoritetin.

Në ceremoni, presidentit i RTQV-së falënderoi kreun e YTB-së për kontributin e tij në Festivalin e Mirësisë.

Kurse Abdullah Eren, në një vlerësim për vizitën e tij në Republikën Turke të Qipros së Veriut, tha se do të përpiqen të bëjnë më të mirën e mundshme për mirëqenien e turqve të Qipros dhe për të fuqizuar akoma më shumë marrëdhëniet e tyre me Turqinë.

Ai vuri në pah gjithashtu se YTB-ja po realizon projekte dhe aktivitete në lidhje me të gjithë qytetarët turq rezidentë në të katër anët e botës.

“RTQV-ja dhe turqit e Qipros kanë një vend shumë të veçantë për ne. Ata zënë një vend të rëndësishëm si në politikën e jashtme të Turqisë ashtu edhe në aktivitetet e institucionit tonë. Si institucion, ne thamë se duhet të përkrahim ‘Festivalet e Mirësisë’ në 8 rajonet e RTQV-së me mbështetjen tonë. Gjatë procesit në vijim, ne do të hapim një kapitull të veçantë në RTQV. Do të përpiqemi të bëjmë çmos për mirëqenien e turqve të Qipros dhe për të fuqizuar akoma më shumë marrëdhëniet e tyre me Turqinë. Prania jonë në RTQV do të vazhdojë me projekte edhe më të bukura”, u shpreh presidenti i Departamentit për Turqit Jashtë Shtetit dhe Komunitetet e Afrishme (YTB), Abdullah Eren.