I quajtur “Roc”, avioni u ngrit në orën lokale 06:58 dhe fluturoi për dy orë e gjysmë duke arritur lartësinë e 5.180 metrave dhe një shpejtësi maksimale prej 304 km/orë. Ai është pothuajse po aq i madh sa Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor (ISS).
Avioni “Roc”, me kapacitet transportues prej 250 tonësh, është projektuar dhe nga kompania amerikane “Stratolaunch” për misionet e saj të kërkimeve hapësinore dhe për të lëshuar raketa në ajër. Ai vetë peshon 226 tonë dhe hapja e krahëve të tij është 117 metra.
Kompania amerikane publikoi edhe videon e fluturimit të parë të avionit më të madh në botë, i cili ka dy trupa që transportohen nga 6 motorë “Boeing 747”.
“Personalisht kalova një çast emocionues duke parë fluturimin e këtij ‘shpendi madhështor’ për herë të parë”, u shpreh Jean Floyd, CEO i kompanisë “Stratolaunch”
“Stratolaunch” u themelua në vitin 2011 nga miliarderi Paul Allen, i cili u nda nga jeta në tetor 2018.