Katër persona janë arrestuar pasditen e sotme në Tiranë të dyshuar për trafik drogash të forta drejt Europës.
Shtetasit që kanë përfunduar në pranga janë: kreu i grupit, Leonard Duka, pjesëtari Elvis Gaçaj, ndaj të cilit është kryer atentat në vitin 2015, si dhe Oltion Logajn dhe Dritan Agajin.
Urdhër-arrestet janë firmosur nga Prokuroria për Krime të Rënda, ndërkohë që janë kryer një sërë kontrollesh në disa banesa në kryeqytet, raporton Top Channel.
Gjatë aksionit janë sekuestruar disa armë dhe dy makina të blinduara.
Disa prej tyre janë arrestuar afër gjimnazit “Partizani” në Tiranë. Aksioni i policisë nuk kanë përfunduar ende për shkak se po kontrollohen imtësisht shumë banesa.
Operacioni është në zhvillim e sipër dhe ende nuk ka detaje të plota zyrtare.