Grup pune të përbashkët për financimin dhe taksën e Universitetit

Financimi dhe sistemi i taksave, janë dy çështje kryesore që duhet të trajtohen për zgjidhje përmes grupeve të përbashkëta qeveri-universitete.

Financimi dhe sistemi i taksave, janë dy çështje kryesore që duhet të trajtohen për zgjidhje përmes grupeve të përbashkëta qeveri-universitete.

Tonin Kola, pedagog në Fakultetin e Ekonomisë u shpreh se, duhet të ngrihen grupe të përbashkëta me përfaqësues nga universiteti dhe qeveria për trajtimin e çështjeve në dy drejtime: e para, për të përcaktuar financimin e universitetit në tre drejtime: (për buxhetin, tarifat dhe puna kërkimore) dhe problemi i dytë, për sistemin e taksave, raporton Top Channel.

“Një studim i mirëfilltë do të përcaktojë taksën optimale në universitete duke i dhënë zgjidhje dhe mbyllur diskutimet për taksë e lartë, taksë e ulët”, – tha ai.