Turqi, rinumërim i fletëvotimeve të pavlefshme në 18 rrethe të Stambollit

YSK në seancën e jashtëzakonshme shqyrtoi ankesat e parashtruara dhe vendosi të rinumërojë fletëvotimet në 15 rrethe të cilat në fazën paraprake u shpallën të pavlefshme, ndërsa në tre rrethe do të rinumërohen të gjitha fletëvotimet

Komisioni i Lartë Zgjedhor i Turqisë (YSK) solli vendim për rinumërimin e fletëvotimeve të pavlefshme nga zgjedhjet lokale të së dielës në 17 rrethe të Stambollit, raporton Anadolu Agency (AA).

YSK në seancën e jashtëzakonshme shqyrtoi ankesat e parashtruara dhe vendosi të rinumërojë fletëvotimet në 15 rrethe të cilat në fazën paraprake u shpallën të pavlefshme, ndërsa në tre rrethe do të rinumërohen të gjitha fletëvotimet.

Rinumërimi do të bëhet në qendrat e votimit në rrethet Küçükçekmece, Beyoğlu, Başakşehir, Maltepe, Büyükçekmece, Çekmeköy, Eyüp, Fatih, Tuzla, Sarıyer, Ataşehir, Beykoz, Şile, Bayrampaşa dhe Ümraniye.

Ndërsa në Çatalca, Silivri dhe Kartal do të rinumërohen të gjitha fletëvotimet.