Kreu i qeverisë Edi Rama në fjalën e tij në parlament u shpreh se opozita sot nuk pranon dot faktin që është në opozitë, shkruan Top Channel.
Ai theksoi se PS do të bëjë të mundur votën e emigrantëve shqiptarë.“PS do të bëjë të mundur votën e emigrantëve. Do të fusim edhe teknologjinë off line.
“Për Reformën Zgjedhore ne po bëjmë gjithçka, sipas rekomandimit të OSBE-ODIHR. Ne jemi gati të ashpërsojmë ligjin për të dënuar shit-blerjen e votës. Reforma Zgjedhore nuk vlen në këto zgjedhje.Ne do ta kalojmë këtu reformën zgjedhore pasi është kusht për negociatat. Nëse do ketë zgjedhje të parakohshme këtë nuk mund ta përcaktojë shantazhi. “-tha Rama.