Turqia zgjodhi sot drejtuesit vendorë për 5 vitet e ardhshme.
Rezultatet e para jo-zyrtare të zgjedhjeve vendore, ku deri më tani janë hapur e numëruar 42,55% e kutive të votimit, për tre prefekturat më të mëdha të vendit janë si më poshtë:
ANKARA
Aleanca Popullore [Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) – Partia e Lëvizjes Nacionaliste (MHP)]: 48,14%
Aleanca Kombëtare [Partia Popullore Republikane (CH) – Partia IYI]: 49,06%
STAMBOLL
Aleanca Popullore [Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) – Partia e Lëvizjes Nacionaliste (MHP)]: 50,53%
Aleanca Kombëtare [Partia Popullore Republikane (CH) – Partia IYI]: 46,91%
IZMIR
Aleanca Popullore [Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) – Partia e Lëvizjes Nacionaliste (MHP)]: 37,77%
Aleanca Kombëtare [Partia Popullore Republikane (CH) – Partia IYI]: 58,26%
Forcat politike që garuan në këto zgjidhje me vendim të Këshillit të Lartë Zgjedhor të Turqisë (YSK) ishin: Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), Partia Popullore Republikane (CHP), Partia Lëvizja Nacionaliste (MHP), Partia İYİ dhe Partia Demokratike e Popujve (HDP), Partia e Turqisë së Pavarur (BTP), Partia e Bashkimit të Madh (BBP), Partia Demokrate (PD), Partia Demokratike e Majtë (DSP), Partia Lumturia(Saadet), Partia Komuniste e Turqisë (TKP) dhe Partia Vatan. /TRT