Zgjedhjet vendore në Turqi, përfundon procesi i votimit

Në orën 17.00 sipas kohës lokale përfundoi procesi i votimit në 32 provinca, në të cilat kutitë ishin hapur në ora 8.00 dhe tani vazhdon procesi i numërimi të votave.

Turqia sot shkoi para kutive të votimit për të zgjedhur drejtuesit vendorë për 5 vitet e ardhshme.

Sipas vendimit të Këshillit të Lartë Zgjedhor të Turqisë (YSK) në këto zgjedhje garuan 12 parti politike.

Beteja kryesore zgjedhore u zhvillua mes këtyre forcave politike: Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), Partia Popullore Republikane (CHP), Partia Lëvizja Nacionaliste (MHP), Partia İYİ dhe Partia Demokratike e Popujve (HDP).

 

Shtatë partitë e tjera që morën pjesë në zgjedhje janë: Partia e Turqisë së Pavarur (BTP), Partia e Bashkimit të Madh (BBP), Partia Demokrate (PD), Partia Demokratike e Majtë (DSP), Partia Lumturia (Saadet), Partia Komuniste e Turqisë (TKP)dhe Partia Vatan.

Votuesit në Turqi ushtruan të drejtën e tyre demokratike për të zgjedhur kandidatët për “kryetar i bashkisë së metropolit”, “kryetar të bashkisë”, “anëtarët e këshillit bashkiak”, “kryetari i lagjes/kryeplaku i fshatit dhe anëtarët e pleqësisë”, shrkuan TRT.

Procesi i votimit u realizua në orarin 07.00-16.00 në provincat lindore dhe në orarin 08.00-17.00 në provincat e tjera të vendit.

Në zgjedhjet e të dielës rreth 57 milionë votues kishin të drejtën e votës së tyre në 194.390 vendvotime.

Pritet që rezultatet të shpallen në orët në vijim.

Zgjedhjet e 31 marsit janë të 19-at në historinë moderne të Turqisë, dhe të parat që realizohen në sistemin e ri presidencial, i cili filloi të implementohet pas zgjedhjeve presidenciale dhe të 27-at parlamentare që u mbajtën më 24 qershor të vitit të kaluar.