Rreth 1.164 personel ushtarakë janë shkarkuar nën dyshimet për lidhjet e tyre me FETO-n, grupin terrorist i cili qëndron pas përpjekjes së dështuar të grusht shtetit në vitin 2016, pasi Turqia hoqi gjendjen e jashtëzakonshme dyvjeçare më 18 korrik 2018, bëjnë të ditur burimet e sigurisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Rreth 601 persona të forcave tokësore, 188 të forcave detare dhe 375 të forcave ajrore janë shkarkuar dhe 106 ushtarakë në pension janë larguar nga radhët e tyre, thekson burimi, i cili kërkoi të mbetet anonim për shkak të kufizimeve për të biseduar me mediat.
Hetimet vazhdojnë ndaj personelit që mund të ketë lidhje me organizatën terroriste FETO në shtabin e përgjithshëm, komandën dhe institucionet e tjera të Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare, shtoi burimi.
FETO dhe udhëheqësi i saj me seli në SHBA, Fethullah Gülen orkestruan tentativën për grusht shteti më 15 korrikut 2016, në të cilin u martirizuan 251 persona dhe rreth 2.200 të tjerë u plagosën.
Ankaraja gjithashtu akuzon FETO-n se qëndron pas një fushate të gjatë për të përmbysur shtetin përmes infiltrimit të ithtarëve të saj në institucionet turke, veçanërisht në ushtri, polici dhe gjyqësor.