Si çdo të premte besimtarët muslimanë mbushën xhamitë e Kryeqytetit për të falur namazin e xhumasë.
Por këtë të xhuma ndryshe nga të tjerat ata falën edhe një tjetër namaz atë të xhenazeve të vëllezërve të tyre muslimanë në Zelandën e Re. Në të gjitha xhamitë e Tiranës sot është falur namazi i xhenazeve në mungese për besimtarëtë muslimanë të cilat humbën jetën në Zelandën e Re si pasojë e një sulmi terrorist tinzar, raporton Frekuenca.
Në fakt ky veprim është ngushëllues për shqiptarët paqedashës pasi asnjë reagim serioz nuk erdhi nga drejtuesit e vendit, të cilët janë gjithmonë të gatshëm të reagojnë edhe në sulmin më të vogël ndaj vendeve perëndimore. Por që mesa duket vdekja e muslimanëve në një faltore nuk u ka bërë fare përshtypje, ose ka të bëjë me largësinë dhe sulmi ka qenë ‘jashtë fushës së ndjesisë së tyre’.