Kreu i Federatës së Shoqatave Studentore Ndërkombëtare (UDEF), Mehmet Ali Bolat, ka deklaruar se tubimet e studentëve ndërkombëtarë ofrojnë mundësi për karrierën dhe edukimin e mëtejshëm të pjesëmarrësve.
Duke folur për Anadolu Agency (AA), Bolat tha se tubimi i studentëve ndërkombëtarë synon t’u përkushtoj vëmendjen studentëve ndërkombëtarë.
Ngjarja e këtij viti e organizatës turke UDEF do të përfshi temën “Drejt një bote të drejtë nga Perëndimi në Lindje”.
“Tema jonë këtë vit është drejtësia, sepse ne e dimë se bota nuk qeveriset në mënyrë të drejtë”, tha Bolat, duke shtuar se njohuritë e tyre për vendet e tyre, si dhe pjesën tjetër të botës do t’u mundësoj studentëve ndërkombëtarë të vendosin drejtësi në të gjithë globin.
Duke theksuar se aktualisht ka mbi 5 milionë studentë që studiojnë jashtë vendit të cilët mendojnë të diplomojnë në një vend tjetër, Bolat u shpreh se, “Pse ky vend të mos jetë Turqia”.
Ai tha se numri i përgjithshëm i studentëve të huaj që studiojnë në Turqi është rritur në 150 mijë që nga fillimi i programit në vitin 2004.
Bolat theksoi se dhjetëra mijëra studentë ndërkombëtarë dhe miliona të tjerë kanë vizituar tubimet e studentëve ndërkombëtarë deri më tani në 51 shtete.
Ngjarjet e këtij viti filluan në provincën qendrore turke Kırşehir më 17 mars dhe do të përfundojnë më 4 maj. Ngjarjet po ashtu do të vazhdojnë jashtë vendit, duke filluar nga 6 marsi në Sri Lanka dhe duke përfunduar në Mbretërinë e Bashkuar më 30 prill.