Panairi i Librit hapi zyrtarisht aktivitetet me rastin e Ditës së Verës në Elbasan. Një zgjedhje e menduar mirë, që qyteti i dijes dhe kulturës feston përmes librit.
Ky është i treti vit që Panairi i Librit organizohet në Elbasan me rastin e Ditës së Verës, ndërkohë që sipas organizatorëve, interesi ka ardhur në rritje.
Në mbështetjen e Ministrisë së Kulturēs ,Shoqatës Durana dhe Bashkisë Elbasan në kuadër të Dita e Verës 2019 nē qytetin e Elbasanit është Çelur Panairi i 3 i Librit ” Skampa Cript 2019″ .Ky aktivitet hap morinë e veprimtarive të programuara me rastin e “Ditës së Verēs 2019”,një festë mjaft popullore për qytetin e Elbasanit.
Tradita pozitive e dy viteve të mëparshme ka bërë që organizatorët të marrin masa, ndërsa shtëpitë botuese janë vetë ofruar me kohë për të qenë pjesë e panairit .
Duke e lidhur panairin me traditën kulturore të Elbasanit, shtëpitë botuese e shohin si një mundësi të mirë për promovimin e titujve të rinj.
Ndërkohë, Bashkia e Elbasanit ka publikuar agjendën e aktiviteteve, të cilat nisën më 11 mars dhe do të përfundojnë mesditën e 14 marsit, kur familjet elbasanase dhe miqtë do t’u drejtohen vatrave familjare dhe ambienteve festive.
Numërohen të paktën 65 shtëpi botuese më të mira , të cilat janë bërë pjesë e stendës së panairit, ndërsa shumë prej tyre janë paraqitur me tituj enkas me këtë rast.Organizatori i këtij Panairi Aqif Hysa e cilësoi si një nga rastet ideale për rikthimin e lexuesit te libri .
Shtëpitë botuese pjesmarrëse në këtë Panair vijnë jo vetëm nga Shqipëria , por edhe nga Kosova,Maqedonia ,Mali i Zi,Greqia,Italia,Britania e Madhe etj.
Panairi i Librit “Skampa Cript” do qëndrojë i hapur si kurrë më parë edhe Natën e Verës.Organizator i panairit te Librit, Aqif Hysa bëri me dije se lexuesit e kanë pritur mjaft mirë këtë organizim dhe treguan interes për këtë.
Nga ana tjetër ata treguan se ishin të kënaqur që po zhvillohej panairi i librit në qytetin e kulturës, Elbasanit.
Organizatorēt u shprehën të kënaqur me interesin e treguar nga qytetarët Elbasanas , ndërkohë që Panairi i librit do të qëndrojë i hapur deri në fundjavë.
Për të joshur qytetarët shtëpitë botuese janë paraqitur jo vetëm me titujt e tyre me të mirë, por kanë kryer edhe ulje me rastin e kësaj Feste tradicionale.