Ngjarja ka ndodhur pranë shkollës “Vasil Shanto”, në katin e dytë të një pallati.
Lënda plasëse ishte vendosur te dera e jashtme e një apartamenti. Fatmirësisht, ka pasur vetëm dëme materiale, shkruan Top Channel.
Njoftimi i policisë
Rreth orës 21:10, në rrugën “Mihal Popi”, në katin e dytë të një pallati, ka shpërthyer dyshohet nga lëndë e dyshuar plasëse, dera e jashtme e banesës së një shtetasi. Janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.