Portali “Infermierë për Shqipërinë”, manipulime me pikët e testimit

Portali “Infermierë për Shqipërinë” ka sjellë problematika për aplikantët. Infermierëve aplikues iu janë ndryshuar pikët për të mos qenë fitues.

Portali “Infermierë për Shqipërinë” ka sjellë problematika për aplikantët. Infermierëve aplikues iu janë ndryshuar pikët për të mos qenë fitues. Akuzat bëhen publike nga kreu i Shoqatës, Elson Jaçaj, i cili tregon edhe presionin e infermierëve për të mos bërë publike këto çështje.

Portali “Infermierë për Shqipërinë”, ka sjellë manipulime me pikët e testimit të infermierëve.

Pas publikimit të pikëve të grumbulluara në testim, infermierët kanë treguar se procesi nuk është transparent.

Publikimi i një liste, fshirja dhe ripublikimi i një liste tjetër me pikë më të ulëta për të testuarit, është ajo se çfarë ka sjellë edhe shqetësimin për infermierët.

Jaçe: Ditën e parë doli një listë fituesish dhe pas disa orësh u ndryshua lista e fituesve, duke nxjerrë të njëjtët persona por me pikë më të ulëta apo persona të tjerë që nuk figuronin në listën e parë që edhe vetë apikantët na kanë deklaruar që nuk i kishin parë në dhomat e testimit.

Kreu i shoqatës, Elson Jaçaj, tregon se infermierët janë të frikësuar për të bërë publike shqetësimet e tyre, pasi shumica kanë pasur presione të ndryshme.

Jaçe: Ata thonin që po na bëhet një presion i madh. Ato thonin do keni prap kohë për të aplikuar, janë probleme që ndodhin.  Është një frikë tek këta, pasi rrezikojnë të ngelen pa punë.

Portali, i cili është krijuar për punësimin e infermierëve, tanimë po krijon një kaos me tyre, duke lënë në listë edhe infermierë që kanë më shumë se dy vite që presin të punësohen.

Por, Ministria e Shëndetësisë e pyetur nga Ora News në lidhje me këtë shqetësim ka mohuar faktin e të pasurit ankesa dhe problematika, duke shtuar se portali po funksionon shumë mirë.

Po i njëjti reagim

Burimi: Ora News