Viktima e dëme nga stuhitë. Humbin jetën barinjtë në Pukë, zjarre në Lezhë e Fier

Për shkak të motit të keq, dy barinj kanë rënë në greminë në Buzhalë të Pukës. Dy të rinjtë, Pjetri e Maka, 20 dhe 24 vjeç, ishin në mal me bagëtitë kur nisi stuhia me erëra të forta.

Për shkak të motit të keq, dy barinj kanë rënë në greminë në Buzhalë të Pukës. Dy të rinjtë, Pjetri e Maka, 20 dhe 24 vjeç, ishin në mal me bagëtitë kur nisi stuhia me erëra të forta.

Drejt zonës u nisën ambulanca nga Shkodra, por komunikimi është i vështirë dhe pak detaje dihen nga incidenti, shrkuan Top Channel.

Gjatë ditës së shtunë, erërat shkaktuan probleme edhe në Vaun e Dejës, duke shkulur çati dhe duke prishur ndërtime të lehta. Forca e erës ishte shumë e madhe dhe ka këputur edhe linjat e energjisë elektrike, ndërsa e ka bërë pothuajse të pakalueshme një urë metalike, duke shkulur gjithë bazamentin e saj. Në Bushat, era e fortë i shkatërroi serat e sapombjella nga fermerët.

Një familje i shpëtoi erës së fortë në Lezhë, kur era ia prishi çatinë ndërsa po flinin.

Një kamion i ngarkuar me polisterol u përmbys në rrugë mbi urën e lumin Mat. Fatmirësisht nuk pati pasoja në njerëz. Erërat kanë ndihmuar edhe në përhapjen e zjarreve në disa zona të vendit. Dy persona iu shpëtuan flakëve në Ishull Lezhë. Zjarri ra në një magazinë, dyshohet për shkak të një shkëndije elektrike.

Mbrëmjen e së shtunës, një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë kodrat e Krapsit në Fier. Terreni i vështirë ndërlikoi operacionin për shuarjen e flakëve në pyjet me pisha të zonës.