Operacioni ndaj gjyqtarëve të Dajtit, Rama: Shteti sot ka hyrë në një fazë të re

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në Twitter pas kontrolleve në shtëpitë e gjyqtarëve që zbutën dënimin e Dritan Dajtit.

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në Twitter pas kontrolleve në shtëpitë e gjyqtarëve që zbutën dënimin e Dritan Dajtit, raporton Top Channel.

“Faleminderit me një përulje të thellë shërbëtorëve të shtetit që thyen mitin 30 vjeçar të paprekshmërisë absolute të kriminelëve me toga të zeza. Duke u treguar vrasësve të drejtësisë për 4 policët e vrarë se koha e të paprekshmëve po mbaron, shteti sot ka hyrë në një fazë të re”, shkroi Rama në rrjetin social.