“Qendra Kulturore Atatürk sërish do të bëhet pikëtakimi i të rinjve”

Yıldırım rikujtoi se qendra në vitin 2008 ka qenë e detyruar t'i mbyllë dyert për artin dhe artistët, për arsye se ka pasur nevojë për rinovimin e saj

Kryetari i Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë (TBMM) dhe kandidat i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK) për Bashkinë e Stambollit, Binali Yıldırım, tha se Qendra Kulturore Atatürk sërish do të bëhet pikëtakimi i të rinjve, raporton Anadolu Agency (AA).

Yıldırım i bëri këto komente në ceremoninë e hedhjes së gurthemelit të Qendrës Kulturore Atatürk në Stamboll, në të cilën mori pjesë edhe presidenti i vendit Recep Tayyip Erdoğan.

Ai uroi që Qendra Kulturore Atatürk të jetë e dobishme për Stambollon dhe Turqinë, duke treguar se do të fillojë një periudhë e re në jetën kulturore dhe të artit në Stamboll.

Yıldırım rikujtoi se qendra në vitin 2008 ka qenë e detyruar t’i mbyllë dyert për artin dhe artistët, për arsye se ka pasur nevojë për rinovimin e saj.

“Qendra Kulturore Atatürk sërish do të bëhet pikëtakimi i të rinjve”, u shpreh ai.

Kryeparlamentari turk mes tjerash tha se “sa të forcohet Stambolli aq do të forcohet edhe Turqia”.

Projekti që do të kap vlerën prej 850 milionë lira (rreth 143 milionë euro), përbëhet nga 5 blloqe me një sipërfaqe prej 95.600 metra katrorë, njoftoi më parë presidenti turk.

Ai gjithashtu tha se koha e hapjes së Qendrës Kulturore Atatürk do të jetë për 20 muaj.