Prezantohet “Pakti për Universitetin”

Ajo që nisi si një përgjigje në një platformë “online” ndaj kërkesave ultimative të studentëve, që dolën nëpër rrugët e kryeqytetit e jo vetëm, gjatë muajit dhjetor të vitit të shkuar, është kthyer tashmë në një pakt më të plotësuar.

Prezantimin e “Paktit për Universitetin”, qeveria ka zgjedhur ta prezantojë përpara grupeve të interesit përmes një takimi të mbajtur këtë të premte në Kryeministri, ku kanë marrë pjesë ministrat e përfshirë në grupin e punës, por edhe rektorë, dekanë, pedagogë dhe studentë.

Kryeministri Rama kishte premtuar publikimin e këtij pakti brenda muajit janar, teksa theksonte në fundvit dhe fillimvit se do të shkonte përtej 8 kërkesave të studentëve.

Studentët nisën protestat e tyre masive për shkak se refuzonin fillimisht të paguanin tarifat arsimore, të konsideruara të rritura, e për ditë me radhë bllokuan rrugët e rënduan trafikun teksa përshkallëzonin protestën duke refuzuar dialogun me kryeministrin/TCh