Një delegacion i Turqisë do të udhëtojë për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës më 5 shkurt për të biseduar në lidhje me Sirinë dhe luftën kundër organizatave terroriste, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas burimeve diplomatike, koalicioni i kryesuar nga zëvendësministri i Jashtëm Sedat Önal do të vizitojë SHBA-në në kuadër të takimeve të Grupit të Përbashkët të Punës Turqi-SHBA.
Gjatë vizitës pritet të diskutohet Siria dhe lufta kundër organizatave terroriste FETO dhe PKK.
Në fillim të javës, një delegacion amerikan i kryesuar nga Këshilltari i Sigurisë Kombëtare John Bolton zhvilloi takime në Kompleksin Presidencial në Ankara.