Kryeministri Edi Rama zbuloi para ambasadorëve arsyet pse zgjodhi Gent Cakajn për postin e ministrit të Jashtëm, në vend të Ditmir Bushatit.
“Unë nuk e kam zgjedhur Gent Cakën as si kosovar dhe as si i ri, por si një shqiptar pasionant për politikën dhe për atdheun tonë”, tha Rama.
“Ai nuk ka predikuar ndryshime kufijsh në Ballkan. Dua ta bëj të qartë se Shqipëria e mbështet dialogun dhe inkurajon marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë, e cila të garantohet nga SHBA dhe BE. Të tjerat janë fukarallëk mendjesh dhe maskarallëk”, shtoi kryeministri.
Kreu i qeverisë lëshoi një tjetër mesazh kundër Metës për mosdekretimin e ministrit të ri të Jashtëm, Gent Cakaj.
“Takimin po e bëjmë jo si gjithmonë, por tani sepse fundi i vitit të kaluar ishte shumë intensiv. Ju sot erdhët këtu, gjetët një qeveri të re por një Shqipëri të njëjtë, dhe me avazin e Presidenti të Republikës, që nuk pranoi të dekretoi një ministër të jashtëm, por unë nuk e parashikoja dot këtë fakt”, tha Rama./TCh