Rreth 400 emigrantë kanë vdekur në kufirin e SHBA-ve në vitin 2018

Shumica dërrmuese e të zhdukurve ishin nga Amerika. Vetëm dy, të cilët ishin nga Azia Jugore, nuk vinin nga rajoni

Së paku 376 emigrantë kanë vdekur në kufirin SHBA-Meksikë në vitin 2018, sipas një monitoruesi të OKB-së, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas vlerësimit nga hulumtimet “Migrantët e zhdukur” të Organizatës Ndërkombëtare të Migracionit, përfshihen 214 burra, 20 gra dhe 4 fëmijë, kurse 138 të tjerë nuk janë identifikuar nga mbetjet e tyre. Po ashtu ka të ngjarë të ketë të vdekur të tjerë, mbetjet e të cilëve nuk janë gjetur.

Shumica dërrmuese e të zhdukurve ishin nga Amerika. Vetëm dy, të cilët ishin nga Azia Jugore, nuk vinin nga rajoni.

Të dhënat vijnë në mes të një qasje të qëndrimit të ashpër të presidentit amerikan, Donald Trump, për emigracionin, si për emigrimet e paligjshme, ashtu edhe ato ligjore, duke mos përjashtuar edhe rregullat e azilit.

Politikat e emigracionit të Trumpit kanë shkaktuar zënka në sportelet zyrtare për individët që kërkojnë azil, duke lënë shumë prej tyre që të presin me muaj në Meksikë, ndërsa kërkesat e tyre për azil janë në përpunim e sipër, ata përpiqen të kalojnë kufirin ilegalisht.