Orët e vona të së dielës Partia Demokratike ka publikuar listën e plotë të anëtarëve të zgjedhur të Këshillit të ri Kombëtar.
Procesi i numërimit për zgjedhjet e anëtarëve të rinj të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike ka përfunduar në orët e para të mëngjesit të sotëm. Në mesditë ka nisur dhe përllogaritja e votave.
Këshilli Kombëtar i PD votoi të shtunën për përzgjedhjen e 265 anëtarëve të tij të rinj, ndërsa nga lista e 350 kandidatëve u larguan publikisht rreth 9 kandidatë me Erla Mëhillin, Edvin Kullurin, Edit’h Harxhin, Mimoza Hajdarmatajn, Fabian Topollajn, Valbona Mezinin, Gent Minarollin dhe Arben Skënderin.
Por në mbledhjen e të shtunës u vu re dhe rikthimi i Gazmend Oketës, Aleksandër Biberajt, Dashamir Sulës dhe Selami Xhepës.
Në listë munguan emrat e Jozefina Topallit, Ridvan Bodes, Genc Rulit, Astrit Patozit, Majlinda Bregut dhe Eduart Selamit, që kërkuan dorëheqjen e Bashës në vitin 2017.
Burimi: TV Klan