Turqi, Erdoğan shpalos emrat e 14 kandidatëve të tjerë për kryetar bashkie

Deri më tani, Partia AK ka shpalosur 74 kandidatë provincialë për zgjedhjet që do të mbahen në mars të vitit të ardhshëm...

Presidenti i Turqisë dhe kreu i partisë në pushtet (AK Parti), Recep Tayyip Erdoğan, shpalosi emrat e 14 kandidatë të tjerë për zgjedhjet lokale që do të mbahen në mars të vitit të ardhshëm, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke folur në selinë e partisë në kryeqytetin e Turqisë, Ankara, Erdoğan njoftoi kandidatin për një bashki të madhe metropolitane dhe kandidatët për 13 bashki provinciale.

Erdogan caktoi Necdet Takva, kreun e dhomës së industrisë dhe tregtisë për provincën lindore Van, si kandidat për kryetar të bashkisë metropolitane të Vanit, që është kryeqyteti i provincës.

Kandidatët e tjerë janë si më poshtë: për provincën Ağrı u caktua Savcı Sayan; Aksaray – Enver Dinçer; Bilecik – Nihat Can; Erzincan – Cemalettin Başsoy; Edirne – Koray Uymaz; Iğdır – Adil Aşırım; Isparta – Şükrü Başdeğirmen; Kars – Ensar Erdoğdu; Kırşehir – Yaşar Bahçeci; Kütahya – Ahmet Sami Kutlu; Siirt – Ali İlbaş; Tunceli – Gökhan Arslan; dhe Zonguldak – Ömer Selim Alan.

Me 60 kandidatët për kryebashkiakë të shpallur nga Erdoğan njoftoi më parë, duke përfshirë kandidatët për Ankaranë dhe Izmirin dhe 12 bashki të tjera metropolitane, deri më tani partia qeverisëse AK ka shpalosur 74 kandidatë provincialë për kryetar bashkie.

Kandidati që do të kandidojë nga kjo parti për të kryesuar Stambollin ende nuk është zbuluar.

Zgjedhjet lokale në Turqi janë planifikuar të mbahen më 31 mars 2019.