Një tregtar në zonën e “Tregut ushqimor”, pranë zonës së njohur si “Qyteti i nxënësve” në kryeqytet, ka rënë prè e grabitjes me armë gjatë orëve të para të mëngjesit të kësaj të marte.
“Në zonën e “Tregut ushqimor”, persona të paidentifikuar nën kërcënimin e një sendi në dukje si armë, i kanë vjedhur pronarit të një dyqani 30 steka paketash”, thotë policia në një njoftim paraprak për mediat.
Tregtari ka lajmëruar menjëherë policinë pasi ka ndodhur ngjarja, ndërkohë që tashmë po merret në pyetje nga forcat blu. Autoritetet po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.