Macron do të rishikojë çdo tre muaj taksat e karburantit

Presidenti i Francës është shprehur se do të kalojnë në veprim në rajone të ndryshme të vendit për të gjetur zgjidhje për problemet që lidhen me mjedisin dhe ndryshimit të klimës

 Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka njoftuar se do të rishikojë çdo tre muaj taksat e karburantit, të cilat kanë shkaktuar protesta në të gjithë vendin që prej 10 ditësh, transmeton Anadolu Agency (AA).

Macron ka bërë deklarata mbi planin e veprimit për mjedisin dhe ndryshimet klimatike, dhe protestat për rritjen e karburantit.

Duke theksuar se këto protesta po shkaktojnë dhunë të papranueshme, Macron tha se ata do të realizojnë reformat që synojnë dhe se problemet aktuale që po përjetohen janë akumulim prej 40 vjetësh.

Presidenti i Francës është shprehur se do të kalojnë në veprim në rajone të ndryshme të vendit për të gjetur zgjidhje për problemet që lidhen me mjedisin dhe ndryshimit të klimës dhe se dëshirojnë që në këto punime të marrin pjesë edhe protestuesit e organizuar nën emërtimin “jelekët e verdhë”.

Pasi theksoi se taksat e naftës do të rishikohen çdo 3 muaj sipas çmimeve të naftës, Macron njoftoi se deri në vitin 2022 do të mbyllin të gjitha centralet që punojnë me qymyr në vend.

Po ashtu Macron tha se deri në vitin 2035 do të mbyllnin edhe 14 reaktorë bërthamorë.

Duke theksuar se gjithashtu dëshirojnë të zhvillojnë sektorin e energjisë së rinovueshme, Macron, tha se do të kryejnë investime prej 71 miliardë dollarë në energjinë e rinovueshme gjatë 2019-2028.

Në vend protestuesit e organizuar nën emrin “jelekët e verdhë”, që prej 10 ditësh po zhvillojnë protesta në të gjithë vendin pasi çmimet e naftës janë rritur më shumë se 20 për qind në vitin e fundit.