Themeluesi dhe kryetari i bordit të gjigandit kinez të tregtisë online, Jack Ma, është anëtar i Partisë Komuniste të Kinës (PK), transmeton Anadolu Agency (AA).
Gazeta “Ditari i Popullit”, organi zyrtar i publikimeve të Partisë Komuniste të Kinsës, njoftoi se Ma, themeluesi dhe kryetari i bordit i një ndër kompanive të tregtisë online më të vlefshme të Azisë, Alibaba, është anëtar i PK-së.
Në lajm nuk është treguar se sa kohë ai ka qenë anëtar i partisë.
Gjithashtu është theksuar se Ma është një ndër 100 personat që kanë kontribuar në përhapjen jashtë vendit dhe procesin e reformës së filluar në vitin 1978 nga Deng Xiaoping, një ndër shtetarët më të rëndësishëm të vendit.
Kompania e hulumtimeve Hurun me qendër në Shangaj, në tetor kishte njoftuar se Ma është më i pasuri i Kinës me pasuri personale prej 39 miliardë dollarë.