Ekipet turke të sigurisë kanë nisur një operacion kërkimi në një vilë në provincën Yalova në lidhje me vrasjen e gazetarit saudit Jamal Khashoggi, raporton Anadolu Agency (AA).
Policia dhe xhandarmëria e Turqisë nisën kërkimet në një vilë dykatëshe me kopsht të madh në fshatin Samanlı pranë qytezës Termal.
Në kërkim janë angazhuar edhe qenë detektues, ndërsa policia turke ka marrë masa të gjera të sigurisë.
Hetimi në vilë është duke vazhduar.
Ndryshe, gazetari saudit Jamal Khashoggi u vra pasi hyri në Konsullatën Saudite në Stamboll më 2 tetor.
Pas disa javësh mohime për përfshirje në krim, Arabia Saudite më vonë pranoi se Khashoggi ishte vrarë brenda konsullatës, por tha se familja mbretërore saudite nuk kishte njohuri paraprake për ndonjë komplot për vrasjen e gazetarit.