Në pritje për t’u zhvilluar seanca për të arrestuarit e ditës së djeshme, për shkak të incidenteve në protestën e banorëve të Unazës së Re para Parlamentit, është zsbardhur edhe kërkesa e prokurorisë,raporton Top Channel.
Sipas Prokurorisë së Tiranës, për shtetasit Fluturim Goleci, Ruzhdi Daci, Marsel Velillari, Dorjan Protoduari, Amarildo Sinanaj dhe Shpati Bilbilaj, është kërkuar arrest me burg.
Ata akuzohen për kryerjen e veprës penale “Plagosja e rëndë me dashje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, “Prishja e qetësisë publike, e kryer në bashkëpunim”.