Në Turqi dhe në Indonezi falet namazi i xhenazes në mungesë për Khashoggin

Khashoggi, një kontribues i rregullt për “The Washington Post”, u vra më 2 tetor në Konsullatën Saudite në Stamboll

Në kryeqytetin e Indonezisë, Xhakartë, u fal namazi i xhenazes në mungesë për gazetarin Jamal Khashoggi i cili muajin e kaluar u vra në Konsullatën Saudite në Stamboll.

Namazi u fal në Xhaminë Abu Bakar Al-Siddik në lindje të Xhakartës nën organizimin e Fondacionit Humanitar Yayasan.

Pas ceremonisë, Shaikh Yusuf Abdul Gani tha se Khashoggi është vrarë në mënyrë të pamëshirshme dhe se sot janë bërë lutje për të.

Gazetari Jamal Khashoggi u vra më 2 tetor në Konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll, ku kishte shkuar për dokumentacion. Kufoma e tij ende nuk është gjetur.

Kryeprokuroria saudite dje tha se 11 persona janë akuzuar në lidhje me vrasjen, ndërsa për pesë prej tyre është kërkuar dënim me vdekje.

Për gazetarin e vrarë saudit, Jamal Khashoggi, është falur namazi i xhenazes në mungesë në xhaminë Fatih në Stamboll.

Khashoggi, një kontribues i rregullt për “The Washington Post”, u vra më 2 tetor në Konsullatën Saudite në Stamboll.

Pas disa javëve të mohimit për përfshirje në krim, Arabia Saudite pranoi se Khashoggi ishte vrarë brenda konsullatës, por pohoi se familja mbretërore saudite nuk kishte njohuri paraprake për ndonjë komplot për vrasjen e gazetarit.

Trupi i Khashoggit ende nuk është kthyer te familja e tij, edhe pse është kërkuar kthimi i trupit mes raporteve se është tretur kimikisht.