Ambasadori i Turqisë në Kabul, Oğuzhan Ertuğrul, ka deklaruar se vendi i tij është i gatshëm të ndihmojë në vendosjen e paqes në Afganistan, raporton Anadolu Agency (AA).
Duke folur për përfaqësuesit e mediave në Ambasadën turke në kryeqytetin afgan, Ertuğrul tha se, “Turqia është e gatshme të ndihmojë në çështjen e paqes nëse Afganistani ka vullnet që ne ta bëjmë atë”.
Komentet e tij erdhëm pasi Moska javën e kaluar ishte nikoqire e një konference mbi Afganistanin, duke sjellë së bashku për herë të parë në nivel të lartë talebanët dhe qeverinë për bisedime të drejtpërdrejta.
Pjesëmarrësit në takim u përqendruan në nisjen e dialogut të drejtpërdrejt ndër-afgan, që synon stabilizimin e vendit, për çka Ministria ruse e Punëve të Jashtme njoftoi se ata ranë dakord “të vazhdojnë konsultimet brenda kuadrit të këtij mekanizmi”.
Ertuğrul tha se Turqia do të vazhdojë bashkëpunimin e saj me Afganistanin në çdo fushë. “Si Turqi, ne po forcojmë edhe bashkëpunimin tonë ekonomik me Afganistanin. Afganistani pa dalje në det në dy vitet e fundit ka krijuar korridore ajrore për tregtinë me Turqinë, Kirgistanin, Indinë dhe Arabinë Saudite”, theksoi ai.
Në këto rrugë eskportet kryesore kanë qenë frutat e freskëta, frutat e thata, bimët medicinale, qilimat dhe asafoetidat.
Projektet e TIKA-s
Ambasadori turk në Kabul po ashtu përshëndeti projektet e Agjencisë Turke për Zhvillim dhe Koordinim (TIKA) të kryera në Afganistan.
“Turqia ka realizuar qindra projekte në Afganistan përmes TIKA-s, shumica e tyre janë projekte arsimore. Ka ndërtuar më shumë se 100 shkolla dhe mijëra nxënës janë duke mësuar në këto shkolla”, theksoi Ertuğrul.
Sipas tij, marrëdhëniet ushtarake midis dy vendeve kanë qenë shumë të mira nga e kaluar e deri më sot.
“Tani Turqia po stërvit policinë dhe ushtarët afganë. Ushtarët turq po ashtu ofrojnë sigurinë në Aeroportin Ndërkombëtar të Kabulit”, shtoi ai.
Shkollat e lidhura me FETO-n
Ertuğrul po ashtu rikujtoi se Fondacioni Maarif i Turqisë mori zyrtarisht kontrollin e dy shkollave të mesme të lidhura me Organizatën Terroriste Fetullah (FETO) në Sheberghan dhe një në provincën Herat.
Ai vuri në dukje se Turqia rrit cilësinë e arsimit në shkollat që i kontrollon dhe që i modernizon nën një marrëveshje arsimore të arritur me Afganistanin.
Turqia themeloi Fondacionin Maarif në vitin 2016, pas një përpjekje për grusht shteti, me qëllim për të marrë përsipër administrimin e shkollave jashtë vendit të lidhura me FETO-n. Fondacioni krijon edhe shkolla dhe qendra edukimi jashtë vendit.
FETO dhe udhëheqësi i saj në SHBA, Fetullah Gülen, orkestruan grusht shtetin e dështuar të 15 korrikut të vitit 2016, i cili la të martirizuar 251 persona dhe rreth 2.200 të tjerë të plagosur.