Thirrje nacionaliste në Bularat: Vorio Epiri është grek!

Me zë të lartë duke kënduar në kor himnin grek, qytetarët grekë që marrin pjesë sot në ceremoninë mortore të Kostancinos Kacifas, kanë provokuar dhe me parulla nacionaliste. “Kacifa jeton, ti na drejton”, “Vorio Epiri është grek”, “Maqedonia është Greqi”, këto janë disa nga parullat që brohorasin të pranishmit sot në Bularat, ndërsa ato i kanë vendosur në flamujt grekë.

Shtetasit grekë që kanë mbërritur në Bularat për ceremoninë e varrimit të Kostandinos Kacifas po bëjnë thirrje për 35-vjeçarin që e konsiderojnë hero dhe për Vorio Epirin.

Me zë të lartë duke kënduar në kor himnin grek, qytetarët grekë që marrin pjesë sot në ceremoninë mortore të Kostancinos Kacifas, kanë provokuar dhe me parulla nacionaliste. “Kacifa jeton, ti na drejton”, “Vorio Epiri është grek”, “Maqedonia është Greqi”, këto janë disa nga parullat që brohorasin të pranishmit sot në Bularat, ndërsa ato i kanë vendosur në flamujt grekë.

Fluksi i grekëve që po hyjnë në territorin shqiptar për të qenë pjesë e ceremonisë mortore të Kacifas është i madh.

Siç shkruan gazeta greke “Kathimerini”, rreziku që gjatë ceremonisë t’i hidhet “benzinë zjarrit” ka shqetësuar Athinën zyrtare, çka edhe ka çuar në apelet për vetëpërmbajtje të Ministrisë së Jashtme greke.

Në pikën kufitare të Kakavijës, në të dyja anët e kufirit janë ushtruar kontrolle të rrepta dhe të imtësishme. Pjesë e tyre ka qënë edhe vetë drejtori për rendin dhe sigurinë në Policinë e Shtetit, Gjovalin Loka.

Mësohet se radha në territorin grek arrin deri në 3 km, ndërkohë që po kryen kontrolle fizike mbi çdo person.

Pamjet: Top Channel