Zgjerimi i aeroportit të Mynihut me pistën e tretë, i cili është i dyti për nga madhësia në Gjermani, është shtyrë deri në vitin 2023, raporton Anadolu Agency (AA).
Projekti i zgjerimit është shtyrë pasi që qeveria e koalicionit në Bavari tha se nuk dëshiron një nga partnerët, Partia e Votesve të Lirë (FW).
Aeroporti i cili vitin e kaluar shërbeu rreth 44 milionë pasagjerë, është hapurt në vitin 1992. Për nëntë muaj të këti viti ka shërbyer mbi 35 milion pasagjerë, kurse kapaciteti i saj vjetorë llogaritet 53 milion pasagjerë.
Referendumi për pistën e tretë u mbajt në vitin 2012, ndërsa rezultatet nxorrën në pah se 54 për qind të votuesve ishin kundër pistës së tretë. Asnjë nga qeveritë e Bavarisë nuk iu qas punës për përfundimin e projektit.
Kundërshtarët e zgjerimit si arsye kryesore theksojnë pretendimet e ndotjes së mjedisit dhe zhurmës ndërsa mbështetësit potencojnë rritjen ekonomike të zonës, të cilës i nevojitet pista e tretë.