Presidenti i Iranit, Hasan Ruhani tha se sanksionet e njëanshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që do të fillojnë në 5 nëntor dhe kanë në objektivë naftën e Iranit, do të lejnë për disa muaj popullin ballë për ballë me kushte të vështira ekonomike, por ndikimi do të jetë kalimtar.
Sipas lajmit të agjencisë zyrtare të lajmeve të Iranit, IRNA, Ruhani, në fjalimin e mbajtur në mbledhjen e Këshillit të Ministrave në kryeqytetin Teheran, u shpreh me fjalët: “E di që muajt e kaluar kanë qenë të vështirë për popullin tonë. Edhe muajt e ardhshëm mund të jenë të vështirë, por qeveria do të përdorë tërë fuqinë e saj për të reduktuar problemet.
Ai vlerësoi sanksionet e njëanshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që do të fillojnë në 5 nëntor për naftën e Iranit dhe tha: “Jemi të bindur që edhe këto komplote të reja do të dështojnë. Ata filluan ngadalë ngadalë që të hedhin hap pas. Ata thoshin në fillim që do të reduktonin në zero naftën e Iranit por duke parë se kjo është e pamundur nisën të thonë se dëshirojnë të reduktojnë importin e kësaj nafte”.
Ai tha se nuk i tremben sanksioneve të Amerikës dhe problemet që burojnë nga këto sanksione do ti tejkalojnë duke i dalë ballë krah për krah me të gjitha shtresat në vend.
“Vendet e mëdha të Azisë, Evropës dhe kontinenteve të tjera deklaruan se do të qëndrojnë pranë Iranit” tha Ai dhe iu drejtua edhe kompanive që ndërprenë marrëdhëniet tregtare me Iranin duke thënë: “Ne themi se presionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë kalimtare ndërse marrëdhëniet tona janë të përhershme. Amerikanët do të bërtasin e thërrasin disa ditë pastaj do të ikin. Ata nuk mund të marrin vendim për kombet e mëdha të rajonit” tha Ruhani.
Udhëheqja e Uashingtonit, pasi u tërhoq në 8 maj 2018 nga marrëveshja bërthamore me Iranin e vitit 2015, deklaroi se synonte të ulte në zero importin e naftës së Iranit.
Edhe pse pas tërheqjes së Amerikës nga marrëveshja është përjetuar një rënie e eksportit të naftës së Iranit, udhëheqja e Teheranit vazhdon të eksportojë naftë drejt ndaj disa vendeve me në krye Kinën dhe Indinë.
Sanksionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Kompanisë Kombëtare të Iranit, Kompanisë së Tregtisë së Naftës së Iranit dhe Kompanisë Kombëtare Cisternë parashikohen të hyjnë në zbatim në 5 nëntor.
Ndërsa faza e parë kishte filluar në 7 gusht./TRT