Berat Albayrak: Mbi 2.500 firma pjesë e programit kundër inflacionit

Uljet e tatimit mbi vlerën e shtuar dhe të konsumit të veçantë do të vazhdojnë deri në fund të vitit në Turqi, tha ministri turk i Thesarit dhe Financave, Berat Albayrak

Uljet e tatimit mbi vlerën e shtuar dhe të konsumit të veçantë do të vazhdojnë deri në fund të vitit në Turqi, tha ministri turk i Thesarit dhe Financave, Berat Albayrak, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke folur në një takim të Bordit Inspektues të Taksave në hapësirat e ministrisë, Albayrak tha se numri i kompanive kanë mbështetur Programin e Luftës Totale Kundër Inflacionit ka kaluar në mbi 2.500.

“Ne ulim normat e tatimit të konsumit të veçantë në industrinë e teknikës së bardhë në zero deri në fund të vitit”, tha Albayrak.

Ministri gjithashtu theksoi se ulja e tatimit mbi vlerën e shtuar nga 18 për qind në 8 për qind në shitjet e shtëpive dhe industrinë e mobiljeve do të vazhdojë deri në fund të vitit.

“Ulim normat e tatimit mbi vlerën e shtuar nga 18 në 1 për qind për automjetet komerciale”, tha ai.

Programi kundër inflacionit ishte shpalosur më herët gjatë muajit nga ministri Albayrak.