Deficiti tregtar i jashtëm i Turqisë shënoi rënie prej 77,1 për qind në baza vjetore në muajin shtator, njoftoi Instituti Turk i Statistikave (TurkStat), transmeton Anadolu Agency (AA).
Muajin e kaluar, eksportet e Turqisë u rritën për 22,4 për qind krahasuar me muajin e njëjtë të vitit të kaluar, për të shkuar në 14,45 miliardë dollarë, ndërsa importet u zvogëluan për 18,3 për qind në 16,3 miliardë dollarë.
Në shtator, deficiti i tregtisë së jashtme u regjistrua në 1,87 miliardë dollarë, nga 8,17 miliardë dollarë në të njëjtin muaj të vitit të kaluar.
“Në shtator të vitit 2018, raporti i eksporteve ndaj importeve ishte 88,5 për qind, nga 59,1 për qind në shtator të vitit 2017”, tha TurkStat.