SHBA, fituesi i lotarisë merr një premio 1.6 miliardë dollarë

Nëse kjo premio paguhet njëherësh, fituesi, pas pagesë së taksës, do të marrë 913 milionë dollarë

 Fituesi i premios në lojërat e fatit “Mega Millions” prej 1.6 miliardë dollarë, tiketën me fat e bleu në Karolinën e Jugut në SHBA, raporton Anadolu Agency (AA).

Zyrtarët e “Mega Millions” njoftuan se blerësi i tiketës ka qëlluar të gjitha 6 numrat e tërhequr mbrëmë.

Kjo është premio më e madhe e tërhequr ndonjëherë ndërsa nuk pritet publikimi i të dhënave të fituesit.

Fituesit e lotarisë kanë mundësi që mjetet t’u paguhen me këste për 29 vite, por shumica preferojnë pagesën e totalit. Nëse premio paguhet njëherësh, fituesi, pas pagesë së taksës, do të marrë 913 milionë dollarë.

“Mega Millions” luhet nga një numër qytetarësh amerikanë në 44 shtete federale.