Fatih Dönmez: Turqia do t’i vazhdojë kërkimet sizmike në Mesdheun Lindor

Ministri i Energjetikës dhe Burimeve Natyrore të Turqisë, Fatih Dönmez tha të premten se anija turke “Barbaros Hayrettin Pasha” do t'i vazhdojë kërkimet sizmike në Mesdheun Lindor.

Turqia do të marrë masa të reja pas provokimit që i bëri Greqia anijes turke “Barbaros Hayrettin Pasha”, e cila vazhdon aktivitetin e kërkimeve sizmike në platformën kontinentale turke në Mesdheun Lindor.

Ministri i Energjetikës dhe Burimeve Natyrore të Turqisë, Fatih Dënmez (Dönmez) situatën e vlerësoi në Izmir bashkë me Ministrin e Energjisë së Republikës Turke të Qipros së Veriut (RTQV), Ëzdil Nami (Özdil Nami).

Ministri Dënmez tha se anija e kërkimeve sizmike “Barbaros Hayrettin Pasha” do të vazhdojë misionin që ka në rajon, ndërsa shtoi se në lidhje me këtë do të merren edhe masat e nevojshme ushtarake.

Anija kërkimore e Korporatës së Hidrokarbureve të Turqisë (TPAO) e vazhdon aktivitetin e saj sipas licencës që i është dhënë nga Ministria (e Energjetikës dhe Burimeve Natyrore), dhe këtë të drejtë anija do ta përdorë deri në fund, theksoi ministri Dënmez.

“Veprimet e njëanshme të ndërmarra nga pjesa grekoqipriote për ne nuk kanë asnjë anë të pranueshme. E kemi deklaruar edhe më herët që për ne janë të papranueshëm hapa të tillë, të cilët hidhen në mënyrë të njëanshme pa pasur një ndarje të drejtë (të pasurive), pa u ulur të dyja palët në tryezë, pa u arritur një marrëveshje mbi ndarjen e burimeve natyrore (të ishullit). Po e përsëris edhe një herë hapur sot, që anija jonë “Barbaros Hayrettin Pasha” do të vazhdojë të kryejë detyrat e saj atje”, deklaroi ministri Dënmez.

Edhe Komanda e Forcave Detare vazhdon të punojë mbi rrugët e reja të angazhimit dhe së shpejti,- vijoi ministri Dënmez,- Komanda do të publikojë edhe detajet në lidhje me këtë./TRT