Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka deklaruar se DEASH ka rritur praninë në rajonin e kontrolluar nga SHBA përgjatë Eufratit dhe ka informuar se terroristët kanë marrë peng 700 persona dhe kanë ekzekutuar 10, transmeton Anadolu Agency (AA).
Presidenti rus thotë se qytetarë të SHBA-ve dhe BE-së janë midis pengjeve të marra nga terroristët e DEASH-it në lindje të Eufratit.
Putin gjithashtu u shpreh se askush nuk e di se çfarë po ndodh në lindje të Eufratit, rajon i cili është nën kontrollin e SHBA-së. “Aty ende ka forca të DEASH-it”, ka thënë presidenti rus.