Pikat e parregullta të basteve, Rama: Rastet do referohen ne Prokurori

 Çdo pikë bastesh sportive e cila do të evidentohet që është në shkelje të procedurave ligjore, task-forca e tatimeve do të bëj mbylljen e saj duke e referuar rastin në Prokurori.

Çdo pikë bastesh sportive e cila do të evidentohet që është në shkelje të procedurave ligjore, task-forca e tatimeve do të bëj mbylljen e saj duke e referuar rastin në Prokurori.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një foto nga mbyllja e një prej pikave të bastit, duke ritheksuar edhe njëherë premtimin e qeverisë, se që prej 1 janarit çdo pikë bastesh sportive do të mbyllet.

“Tatimet do të mbyllin dhe referojnë në prokurori, çdo pikë bastesh si kjo që është kapur sot pa letrat në rregull! Dhe në 1 janar kjo do të jetë pamja e çdo bastoreje e kumarhaneje që s’do ketë ndërruar destinacion”, shkruan Kryeministri Rama./ASH