Turqia dhe Kuvajti nënshkruajnë marrëveshjen e bashkëpunimit ushtarak

Marrëveshja synon shkëmbimin e përvojave dhe njohurive në funksion të rritjes së koordinimit ushtarak

Turqia dhe Kuvajti kanë nënshkruar një plan të përbashkët mbrojtës për vitin 2019 që synon rritjen e bashkëpunimit ushtarak midis dy vendeve, njoftoi agjencia zyrtare e lajmeve e Kuvajtit, Kuna, transmeton Anadolu Agency (AA).

Marrëveshja synon shkëmbimin e përvojave dhe njohurive në funksion të rritjes së koordinimit ushtarak.

Sipas agjencisë së lajmeve, marrëveshja u nënshkrua nga zyrtarë të lartë ushtarakë nga të dy vendet.

Më 9 dhe 10 tetor, Komiteti i Bashkëpunimit Turqi-Kuvajt zhvilloi një seri takimesh në Kuwait City.