Denis Mukwege dhe Nadia Murad fitues të Nobelit për Paqe

Laureatët janë shpërblyer “për përpjekjet e bëra për t’i dhënë fund dhunës seksuale si mjet i zhvillimit të luftërave dhe përleshjeve të armatosura”, njoftoi Komiteti norvegjez në Twitter

Çmimi Nobel për Paqe për vitin 2018 i është ndarë Denis Mukwege dhe Nadia Murad, bëri të ditur Komiteti norvegjez për ndarjen e Çmimit Nobel sot në Oslo, transmeton Anadolu Agency (AA).

Mukwege, mjek nga Kongo, dhe Murad, nga komunetiti jezid nga Iraku, e cila është aktiviste për të drejtat e grave të përdhunuara, janë shpërblyer “për përpjekjet e bëra për t’i dhënë fund dhunës seksuale si mjet i zhvillimit të luftërave dhe përleshjeve të armatosura”, njoftoi Komiteti norvegjez në Twitter.