SHBA paralajmëron Indinë për vendosjen e sanksioneve

"U bëjmë thirrje të gjithë aleatëve dhe partnerëve tanë që të heqin dorë nga tregtia me Rusinë e cila do të shkaktojë sanksione në kuadër të CAATSA"

SHBA ka paralajmëruar se do të vendosë sanksione ndaj Indisë nëse zbatohet marrëveshja me të cilën ajo planifikon të blejë një sistem mbrojtës ajror S-400 nga Rusia, transmeton Anadolu Agency (AA).

Një zyrtar nga Departamenti Amerikan i Shtetit në një deklaratë në faqen e internetit “The Hindu”, është shprehur në rast se India blen sistemin e mbrojtës ajrore S-400 nga Rusia, ajo nuk do të mbahet e përjashtuar nga sanksionet që do të zbatohen në kuadër të “ligjit (CAATSA) të SHBA-ve për të luftuar nëpërmjet sanksioneve me armiqtë e saj” kundër vendeve që kryejnë “tregti të rëndësishme” me Iranin, Korenë e Veriut dhe Rusinë.

“U bëjmë thirrje të gjithë aleatëve dhe partnerëve tanë që të heqin dorë nga tregtia me Rusinë e cila do të shkaktojë sanksione në kuadër të CAATSA”, tha zyrtari amerikan.

Ndërsa burimet indiane kanë mbrojtur idenë se qeveria amerikane që prej disa kohësh ushtron presion ndaj Indisë për pakësimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes me Rusinë, dhe se India e ka shprehur hapur qëllimin e saj në çështjen e sistemit S-400.

Pak kohë më parë Departamenti Amerikan i Shtetit kishte njoftuar se India kishte porositur nga SHBA-ja pajisje të mbrojtjes me një vlerë prej 18 miliardë dollarë.

Qeveria e New Delhi-t dhe e Kremlinit pritet që të njoftojnë nënshkrimin e marrëveshjes për sistemin S-400 gjatë vizitës 2 ditore që do të fillojë sot nga presidenti i Rusisë Vladimir Putin në Indi.