Gjermania shënon 28-vjetorin e ribashkimit

Gjermania shënon përvjetorin e procesit i cili, sipas kancelares Angela Merkel, ende nuk ka përfunduar

Gjermania sot kremton 28-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë Lindore dhe Perëndimore, ndërsa solemnitete mbahen edhe në teatrin e operës “Staatsoper” në Berlin, raporton Anadolu Agency (AA).

Gjermania shënon përvjetorin e procesit i cili, sipas kancelares Angela Merkel, ende nuk ka përfunduar.

Merkel, e cila është rritur në Gjermaninë Lindore, deklaroi: “Njëzet vjet më vonë ne e dimë se ajo që ne e quajmë procesi i unitetit gjerman është një rrugë e gjatë”.

Ajo porositi se është me rëndësi që “Gjermanët të dëgjojnë njëri-tjetrin”.

Gjermania ka qenë e ndarë katër dekada, ndërsa Berlini 28 vjet ka qenë i ndarë me “Murin e turpit”, siç quhej Muri i Berlinit. Shembjes e tij më 9 nëntor 1989 i parapriu bashkimit të Gjermanisë, ndërsa si simboli i fundit të Luftës së Ftohtë. Gjermania u bashkua zyrtarisht më 3 tetor 1990.