Komanda e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Afrikën (AFRICOM) njoftoi se në sulmin ajror ndaj organizatës terroriste Esh-Shebab, janë vrarë 9 anëtarë të organizatës, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga AFRICOM, thuhet se në sulmin ajror të kryer pasi militantët e Esh-Shebab kanë sulmuar forcat somaleze, janë vrarë 9 militantë, ndërsa një është plagosur.
Në sulmin ajror të kryer dje 40 kilometra verilindje prej qytetit Kismayo, nuk janë vrarë ose plagosur asnjë civil thuhet nga AFRICOM.