Edi Rama: Sot dita ku çdo shqiptar duhet të votojë për Maqedoninë europiane

I pyetur nga gazetarët lidhur me referendumin në Maqedoni, Rama tha se ‘çdo shqiptar duhet të kuptojë se kush nesër nuk shkon në votim për të mbështetur referendumin, faktikisht tradhton shtëpinë e vet dhe gjeneratën tjetër të maqedonasve dhe të shqiptarëve është shumë e thjeshtë”

”Sot është dita ku çdo shqiptar duhet të dal në votim dhe të votojë për Maqedoninë europiane, për Maqedoninë e gjeneratës tjetër të maqedonasve dhe shqiptarëve si dy popujt që e kanë formuar atë shtet dhe si dy anët e të njëjtës medalje”, u shpreh sot kryeministri Edi Rama gjatë konferencës për shtyp pas mbledhjes së qeverisë të zhvilluar në Korçë.

I pyetur nga gazetarët lidhur me referendumin në Maqedoni, Rama tha se ‘çdo shqiptar duhet të kuptojë se kush nesër nuk shkon në votim për të mbështetur referendumin, faktikisht tradhton shtëpinë e vet dhe gjeneratën tjetër të maqedonasve dhe të shqiptarëve është shumë e thjeshtë”. /ATSH