Fondacioni Turk Maarif ceremoni për vitin e ri shkollor në Shqipëri

Gjatë ceremonisë u përcollën mesazhet e rritjes së bashkëpunimit Turqisë-Shqipëri, mbështetjes nga shteti turk për zhvillimin e arsimit, si dhe shtimit të përpjekjeve për binjakëzimin e shkollave mes Turqisë dhe Shqipërisë

ë kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, është organizuar një ceremoni solemne me rastin e hapjes së vitit të ri shkollor 2018-2019, në institucionet arsimore të sistemit parauniversitar të Fondacionit Turk Maarif në Shqipëri, raporton Anadolu Agency (AA).

Pjesë e aktivitetit ishin kryetari i Fondacionit Turk Maarif, Birol Akgün, ambasadori Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük, koordinatori i zyrës së Fondacionit Maarif në Shqipëri, Fatih Cankurt, përfaqësues të institucioneve të Shqipërisë, si dhe përfaqësues të institucioneve turke në Shqipëri.

Gjatë ceremonisë u përcollën mesazhet e rritjes së bashkëpunimit mes Turqisë dhe Shqipërisë, mbështetjes nga shteti turk për zhvillimin e arsimit në Shqipëri si dhe shtimit të përpjekjeve për binjakëzimin e shkollave mes Turqisë dhe Shqipërisë.

Kryetari i Fondacionit Turk Maarif, Birol Akgün, gjatë fjalës përshëndetëse në ceremoni tha se fondacioni po zgjerohet duke hapur shkolla të reja në shumë vende të botës.

“Sot është një ditë e re për të gjithë ne. Jemi të emocionuar dhe të lumtur sepse së bashku kemi hedhur një hap të rëndësishëm për një nga shkollat ndërkombëtare më të rëndësishme të vendit. Jeni pjesë e familjes tonë të madhe dhe fëmijët tuaj janë fëmijët tanë. Fondacioni Maarif sot ka 156 shkolla në 30 vende të botës. Ne si një fondacion arsimor ndërkombëtar kemi një rrjet të madh në të gjithë botën. Ne po përparojmë shumë shpejt në botë duke u bërë një markë në fushën e arsimit. Do të bëjmë shumë përpjekje për binjakëzimin e shkollave mes Turqisë dhe Shqipërisë”, theksoi Akgün.

Akgün falënderoi përfaqësuesit e politikës, dhe kryeministrin e vendit, Edi Rama, për ndihmën e ofruar gjatë këtij procesi.

Ambasadori Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük, theksoi në fjalën e tij se Shqipëria dhe Turqia janë dy vende mike që do të organizojnë shumë projekte në të ardhmen dhe kjo është një siguri për të dyja vendet.

“Me vëllezërit tanë shqiptarë kemi një histori përbashkët qindra vjeçare. Ne duke u frymëzuar nga kjo histori e përbashkët duam të kurorëzojmë një projekt i cili të jetë për të ardhmen e fëmijëve tanë. Marrja e shkollova të New Yokut nga Fondacioni Maarif është një hap i rëndësishëm për zhvillimin këtij projekti. Ne si shtet i Turqisë, në përputhje me gjithë legjislacionin shqiptar jemi të gatshëm që të ofrojmë një shërbim sa më modern. Të keni besim tek Fondacioni Maarif dhe përfaqësuesit e tyre”, tha ambasadori turk Yörük.Fondacioni Turk Maarif ceremoni për vitin e ri shkollor në Shqipëri

Të pranishëm ishin edhe prindër, nxënës dhe drejtues të gjimnazit “New York High School” dhe shkollës 9-vjeçare “New York Basic Education”.

Drejtoresha e gjimnazit “New York High School”, Lidra Mejdani, përshëndeti të pranishmit, duke theksuar se ky vit ri shkollor është me aspirata dhe sfida të reja. “Duke filluar nga ky vit ne kemi në krah Fondacionin Maarif që ka për qëllim të krijojë një institucion të besuar ndërkombëtar dhe të ofrojë edukim me një cilësi të lartë akademike e qytetare për çdo nxënës, që nga cikli parashkollor, gjimnazi e deri në nivelin universitar”, u shpreh Mejdani.

Kujtojmë se Fondacioni Turk Maarif ka blerë Universitetin New York Tirana dhe institucionet arsimore të lidhura me të. Institucionet arsimore të sistemit parauniversitar, gjimnazi “New York High School” dhe shkolla 9-vjeçare “New York Basic Education” vitin e ri shkollor 2018-2019 e kanë filluar nën administrimin e Fondacionit Turk Maarif, si pjesë International Maarif Schools.